Shtetet e BE-së kundër Kosovës, shkaqet: Qëndrimi proamerikan, frika nga Rusia dhe islamofobia

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Kraniqi, ka komentuar për, siç i ka quajtur ai, presionet e shteteve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Krasniqi ka thënë se mosliberalizimi i vizave, qëndrimet kundër ushtrisë dhe përkrahja për Serbinë në kontestet e saj me Kosovën, janë presione të vazhdueshme dhe të orkestruara, transmeton lajmi.net.

Profesori ka dhënë tre shkaqet kryesore se pse po ndodhë kjo. E para, sipas Krasniqi është qëndrimi proamerikan i shqiptarëve të Kosovës. E dyta, frika neurotike e evropianëve nga Rusia. Ndërsa shkak të tretë e ka përmendur islamofobinë.

“Presionet e shteteve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë evidente. Mosliberalizimi i vizave, qëndrimet kundër ushtrisë së Kosovës dhe përkrahja për Serbinë në kontestet e saj me Kosovën, janë pjesë e presioneve të tyre të vazhdueshme dhe të orkestruara. Tre janë shkaqet kryesore. 1. Qëndrimi proamerikan i shqiptarëve të Kosovës. 2. Frika neurotike e evropianëve nga Rusia. 3. Islamofobia e qarqeve mediatike e politike me profil neofashist. Ama, qëndrimi proamerikan i shqiptarëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti, është në krye të shkaqeve, që ua acarojnë nervat evropianëve”, ka thënë Krasniqi.

SHPËRNDAJE