Shtëpia Muze e heroit Hasan Ramadani rrezikon të shembet, më shumë se 20 vjet pa përkujdesje institucionale

Pavarësisht vlerës që mbart, kjo shtëpi për më shumë se 20 vite është pa përkujdesje institucionale.

Shtëpia “Qëndresë”, e heroit të kombit, Hasan Ramadani ka mbetur në mëshirë të fatit, duke rrezikuar të shembet dhe të zhduken artefaktet dhe dokumentet që gjenden në të, të cilat dëshmojnë luftën e fundit, përcjellë Indeksonline.

Kjo shtëpi madje shumë shpesh është vizituar nga liderë partiakë, por askush nga ta nuk mori ndonjë iniciativë për të bërë diçka, përcjellë Indeksonline.

Brenda shtëpisë së ish-luftëtarit që ra heroikisht duke luftuar me armikun serb më 7 gusht të vitit 1994 gjenden ende gjësendet e djegura, ndërsa janë mbledhur dhe disa dokumente të rëndësishme e imazhe të heroit Ramadani.

Shtëpia “Qëndrësë”, ndodhet në Shajkoc të Podujevës, ku edhe banorët e këtij fshati shpesh kanë kërkuar përmes thirrjeve e shkrimeve në rrjete sociale nga politikanë, por edhe nga vet kryeministri Ramush Haradinaj që të intervenohet sa më shpejt në këtë objekt.