Shtëpia e cila ka pamje të avullit (Foto)

Kjo shtëpi e vogël për mysafirë e projektuar nga Will Beilharz qëndron në një zonë lave në ishujt Hawai dhe ka pamje të avullit të prodhuar ku shkëmbi i shkrirë rrjedh në det.

Shtëpia 450 metra katrore është quajtur Phoenix House pasi është “drejtpërdrejt në rritje nga hiri” i aktivitetit vullkanik në zonë. Ajo është e vendosur në një komunitet jashtë rrjetit në Kalapana, në bazën e vullkanit Kīlauea – i cili ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1983.

Projektuar nga Will Beilharz, themelues i kompanisë së turizmit të qëndrueshëm ArtisTree, shtëpia është në dispozicion për mysafirët për ta rezervuar. Vizitorët vetëm duhet ta kalojnë ciklin prej katër miljesh (6.4 kilometrash) për ta parë lavën e shkrirë prej 30 metrave në det dhe avulli i krijuar aty ku lëngu i nxehtë godet ujin e ftohtë, është i dukshëm nga shtëpia.

Ndërtesa është e veshur me dru të nxirë duke përdorur teknikën e lashtë japoneze të zhurritjes së Shou Sugi Ban, për t’u përzier me peizazhin e errët përreth. Të ricikluara, metalet e valëzuara të ndryshkura mbulojnë çatinë për të imituar ngjyrën e lavës së nxehtë.

Ndarë në tri seksione të nivelizuara, shtëpia arrin dy kate në pikën e saj më të lartë – ku një krevat dopio mund të arrihet nga një shkallë. Dritaret e mëdha ofrojnë pamje në të gjithë hapësirën e shkretuar, ndërsa dyert e oborrit hapen nga hapësira e katit përdhes në një ballkon të vogël./Mesazhi/