Shtëpia e Bardhë ua ndalon disa mediave pjesëmarrjen në konferencë

Shtëpia e Bardhë të premten ua ndaloi disa mediave pjesëmarrjen në konferencë, raporton Anadolu Agency (AA).

Administrata e presidentit Donald Trump ndaloi hyrjen në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të mediave CNN, BBC, New York Times, LA Times, New York Daily News dhe Daily Mail.

Ndalesa për të mbuluar konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kishte të bëjë kryesisht për mediat të cilat u dalluan për kritikat e tyre ndaj Trumpit dhe vendimeve të tij, të marra pas marrjes së detyrës.

Megjithatë, u lejua hyrja e mediave, të cilat përfaqësojnë kryesisht qëndrime djathtiste siç janë Breitbart Neës, One America News Network dhe The Washington Times.

Konferencën për shtyp e ndoqën ABC, CBS, NBC, Fox News, Reuters dhe Bloomberg.

Disa media, përfshirë Associated Press dhe Time Magazine, refuzuan të marrin pjesë në konferencë, në shenjë bojkoti kundër vendimeve të administratës së Trumpit.

Vendimi ka ngjallur diskutime të nxehta në shoqatat e mediave dhe mediat në Shtetet e Bashkuara të Amëerikës.