Shtëpia e Bardhë refuzon të njohë procedurën e shkarkimit të Trump

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar zyrtarisht të bashkëpunojë me hetimin e Kongresit për shkarkimin e Presidentit Donald Tramp.

Një letër e dërguar drejtuesve demokratë e refuzoi procedurën e shkarkimit si “të pabazë” dhe “jo kushtetuese”.

Tre komitete të Kongresit të udhëhequra nga Demokratët po hetojnë Presidentin Tramp.

Hetimi po përpiqet të zbulojë nëse presidenti ka mbështetur Ukrainën duke e shtyrë për të hetuar Xho Bajden, i cili kandidon për nominimin presidencial të Demokratëve.

Letra e Shtëpisë së Bardhë vjen disa orë pasi administrata Trump bllokoi ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian që të paraqitej para Kongresit për tu marrë në pyetje.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipolone i drejtoi letrën me tetë faqe demokratëve dhe kryetares së Kongresit, Nensi Pelosi, dhe tre kryetarëve të komiteteve Demokratike.

Ai akuzoi ata për ngritjen e një hetimi “që shkel drejtësinë themelore dhe procesin e mandatuar me kushtetutë” – duke mos mbajtur një votim për fillimin e procedurës së shkarkimit.

Letra akuzon Demokratët se po përpiqen të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve 2016, dhe sulmon hetimin si “anti-kushtetues dhe shkelje të procesit të rregullt”.

“Për të përmbushur detyrat e tij ndaj popullit amerikan … Presidenti Trump dhe administrata e tij nuk mund të marrin pjesë në hetimin tuaj antikushtetues.”

Si përgjigje, zonja Pelosi e quajti letrën “të gabuar” dhe akuzoi zotin Trump se po përpiqej të “normalizonte paligjshmërinë”.

“Z. President, ju nuk jeni mbi ligjin. Do të mbani përgjegjësi” deklaroi Pelosi. /Opinion.al