Shtatzënia përmes IVF me më shumë gjasa për komplikime

Gratë që lindin fëmijë përmes teknikës IVF janë më në rrezik të përjetojnë komplikime të rrezikshme shtatëzanie.

Pas trajtimit të fertilitetit, ato kanë gjasa më të larta të vuajnë nga gjakderdhja e rëndë dhe të preken nga sepsa.

Shpesh përfundojnë në kujdes intensiv, më shumë se sa gratë që kanë shtatëzani natyrshëm.

Një studim i pothuajse 60,000 grave ka gjetur se ato që lingin përmes IVF kanë pothuajse 40 për qind më shumë gjasa të vuajnë komplikime serioze gjatë dhe pas lindjes.

Është e njohur mirë se gratë mbi moshën 40 vjeç dhe ato që kanë binjakë ose shtatëzani të shumëfishta janë në rrezik më të madh për shëndetin.

SHPËRNDAJE