Shtatori muaj vendimtar për zgjidhjen Kosovë-Serbi,mediat serbe zbulojnë planin e Vuçiqit

Muaji shtator po vlerësohet si periudhë me rëndësi të madhe për zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë ditëve të fundit e ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë muaj presidenti serb gjithashtu pritet ta zhvillojë një vizitë në Kosovë, e cila do të jetë e para në mesin e një agjende të ngjeshur diplomatike për Vuçiqin.

Gazeta Blic e Serbisë ka zbuluar sot disa detaje të reja në lidhje me synimet e presidentit serb për ta zgjidhur problemin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Vuçiq do të takojë serbët në Kosovë, do të jap mbështetje për ta, dhe do t’i kuptojë problemet me të cilat përballen”, thonë burimet e gazetës serbe.

Në muajin shtator presidenti serb gjithashtu do të realizojë një vizitë në Kinë.

“Në plan të parën në në vizitën në Kinë do të jenë temat ekonomike, por pasi ky shtet është partner i rëndësishëm atëherë temë me rëndësi do të jetë edhe Kosova”, ka thënë tutje ky burim.

E pas Kinës Vuçiqi do ta ketë një destinacion tjetër. Ai do të udhëtojë për në Nju Jork ku prite të marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, transmeton lajmi.net.

Madje presidenti serb prite të ketë kontakte edhe me zyrtarë tjerë të lartë nga administrata e Trumpit.

“Vuçiq do të zhvillojë takime me njerëz nga administrate amerikane. Është ikurajuese që SHBA-ja për herë të parë po ka interes për të dëgjuar pikëpamjet e Serbisë”, thotë tutje burimi.

Pas pushimit veror, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë në muajin shtator.

Serbët vazhdimisht kanë shprehur ankesat e tyre për vonesat në krijimin e Asociacionit, kurse Kosova në zbatimin e marrëveshjes së Energjisë.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat sidomos në Kosovës, për korrigjim të kufijve, siç po i quan presidenti Thaçi.

Ai po kërkon që nëse është e nevojshme edhe me referendum, të vendoset që Lugina t’i bashkohet Kosovës.

Kjo ka bërë që të përmendet edhe ndarja e Kosovës, opsion ky mjaft i pëlqyer nga ana e serbëve. Këtë e ka thënë haptasi edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Kurse pikërisht mediat serbe gjatë ditës së djëeshme publikuan një plan që sipas tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel do t’ua jap dy presidentëve për zgjidhjen e problemeve.

Sipas atij plani Kosova do ta fitonte të drejtën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, kurse Asociacioni do të kishte kompetenca shtesë.