Shtatë të vdekur nga zjarret në Australi

Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga zjarret në Australi, që nga 30 dhjetori.

Zjarret masive, të cilat u përhapen drejt bregdetit këtë javë, gjithashtu kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi.

Një rrugë e madhe që ka qenë e mbyllur në qytetin e Viktorias, u rihap për dy orë më 1 janar, në mënyrë që njerëzit të largoheshin nga vatrat e zjarrit.

Por, megjithatë, shumë njerëz mbeten në zona të goditura nga zjarri. Në një qytet, policia dërgoi 1.6 ton ujë të pijshëm me anije.

Komisioneri i Emergjencës në Viktoria, Andrew Crisp tha se “anijet e policisë po lundronin nga Melburni për të dërguar ushqim, ujë dhe 30.000 litra karburant, në zonat e prekura nga zjarret”.

Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se ata nuk ishin në gjendje të arrinin tek disa njerëz në zona të largëta.

Zjarret e mëdha kanë djegur më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi.

Tymi i madh, që ka ndikuar në cilësinë e ajrit për muaj të tërë ka rritur zemërimin publik, duke i bërë presion qeverisë që të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.