Shtatë lojtarë largohen nga Barcelona

Ernesto Valverde nuk dëshiron të fillojë përgatitjet me një numër shumë të madh të lojtarëve.

Trajneri spanjoll i ka kërkuar klubit zgjidhje për disa nga lojtarët që vazhdimësinë te Barcelona nuk e kanë të garantuar.

Sport.es raporton se nga Barcelona pritet të largohen shtatë lojtarë.

Rafinha, Malcom, Jean Clair Todibo, Philippe Coutinho, Nelson Semedo, Ousmane Dembele dhe Ivan Rakitic, janë lojtarët që duhet t’i thonë lamtumirë ‘Camp Nou’-s.

Barcelona shumë shpejtë do të zyrtarojë transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid./Lajmi.net/