Shtatë gazetarë u vranë vitin e kaluar në mes të Evropës (Foto)

Europa Perëndimore u trondit në tetor të vitit 2017 nga vrasja brutale e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia.

Ajo po hulumtonte raste të shumta korrupsioni në ishullin mesdhetar të Maltës, kur një bombë e fuqishme shpërtheu në makinën e saj afër shtëpisë së saj.

Raportet të tjera sugjerojnë se edhe Ján Kuciak mund të ketë qenë vrarë për shkak të punës së tij. Ashtu si Caruana, sllovaku i ri vdiq në shtëpi ku u qëllua së bashku me partneren e tij.

Por më poshtë është lista e gjashtë gazetarëve që vdiqën gjatë kohës së punës ose kryerjes së hetimeve,  vetëm në vitin 2017.

Ján Kuciak ishte 27 vjeç dhe raportoi për korrupsionin dhe evazionin fiskal. Ai dhe e dashura e tij u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tij në Velka Maca, pranë Bratislavës, më 25 shkurt 2018.

Daphne Caruana Galizia ishte 53 vjeçare kur u vra. Ajo raportoi për korrupsionin dhe pastrimin e parave në Maltë dhe botoi artikuj të shumtë bazuar në Panama Papers.

Edhe vrasja e gazetares Kim Wall, 30 vjeçare, ishte poashtu një rast i lidhur me mafien – gazetarja suedeze u vra gjate punes.

Ajo u zhduk më 10 gusht 2017, duke bërë një raport mbi një prototip t nëndetëse civile të krijuar nga danezi Peter Madsen.

Trupi i saj u gjet në det, i gjymtuar, 12 ditë më vonë. Madsen është akuzuar zyrtarisht për vrasjen e Ëall dhe pritet të dënohet në prill.

Dmitri Popkov

Dmitri Popkov ishte 42 vjeçar kur u vra. Ai botoi artikuj mbi korrupsionin dhe shpërdorimin e pushtetit në Rusi në gazetën Ton-M. Ai gjithashtu kritikoi zyrtarët në partinë qeverisëse të Rusisë së Bashkuar.

Më 24 maj 2017, ai u qëllua pesë herë dhe trupi i tij u gjet në kopshtin e tij në Minusinsk, Siberi. Autoritetet kanë hapur një hetim për vdekjen e tij, që ende ka rezultuar i pafrytshëm.

Saeed Karimian, një redaktor televiziv 45 vjeça, u vra më 19 prill 2017, në Stamboll nga disa burra të maskuar që e qëlluan atë dhe shoqeruesin e tij, një vendas i Kuvajtit.

Rrjeti i tij GEM TV ishte i dedikuar për përkthimin e programeve televizive perëndimore në gjuhen iraniane.

Karimian ishte i dënuar në mungesë në Teheran për “përhapjen e propagandës kundër Iranit”. Policia turke po kryen një hetim të vazhdueshëm për vdekjen e dy palëve.

Nicolai Andrushchenko vdiq më 19 prill 2017 në Rusi, në moshën 73 vjeçare, gjashtë javë pasi u rrah brutalisht dhe u la ne mes te rrugës pa ndjenja nga një grup të huajsh.

Policia e Shën Petersburgut hetoi vdekjen e tij, por sulmuesit e tij kurrë nuk u identifikuan.

Andrushchenko ishte një nga themeluesit e gazetës Novy Petersburg dhe u specializua në lajme lokale, krime, po edhe në sferën e të drejtave të njeriut./MESAZHI/