Shqiptarja kapet me 5.6 kilogramë heroinë në Greqi

Një grua shqiptare është vënë në prangat e policisë greke e kapur me heroinë.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme, e shtunë, ku shqiptares së moshës 35-vjeçare iu gjet 5.6 kilogramë në shtëpinë e saj, në Selanik.

Kontrolli i policisë në banesë u bë pas informacioneve të siguruara nga policia, se shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, mbante lëndë narkotike në banesë, gati për ta shitur.

Krahas lëndës narkotike të paketuar, shqiptares iu gjet edhe një peshore për peshimin e lëndës narkotike dhe mbi 8 mijë euro.

Shuma e parave, mendohet se është siguruar nga shitja e lëndës narkotike.

Aktualisht hetimet janë në vijim për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të shqiptares, e cila dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.