Shqiptari nga Kosova vret me thikë gruan e tij në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani –  shqiptari 55 vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij duke e goditur me thikë në një park në qytezën Künzell.

Siç raporton mediumi lokal Hessenschau, gruaja e plagosur ishte dërguar menjëherë në emergjencë por nga plagët e marra nuk ka mundur t’i mbijetojë operimit.

Sipas policisë, 52-vjeçarja ishte qëlluar me thikë në një parking të veturave të premten pasdite.

Ndërkaq, pas aktit makabër kosovari u gjet në veturën e tij pranë gruas së plagosur rëndë.

Ai u arrestua pa rezistencë, tha policia e Osthessen në një deklaratë./Telegrafi/

SHPËRNDAJE