Shqiptarëve u mungon nacionalizmi ekonomik

Me qëllim të promovimit të ekonomisë, rritjes së konsumimit të prodhimeve kosovare, stimulimit të biznesit vendor, përmirësimit të cilësisë së prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajimit të Qeverisë së Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedis më të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik, Aleanca Kosovar e Bizneseve ka nisur “Javët e Biznesit Kosovar 2016”, Unë konsumojë produkte vendore po Ju?

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se për të katërmbëdhjetën herë po realizojnë “Javët e Biznesit Kosovar”, rëndësia e të cilët është jashtëzakonisht e madhe.

“Konsumimi i prodhimeve vendëse nuk është vetëm vlerë ekonomike, por edhe vlerë kombëtare dhe që qytetarët duhet t’i japin prioritet konsumimit të prodhimeve vendore, nga të cilat pos përfitimit dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, rritet edhe mirëqenia qytetare, punësimi dhe zhvillimi ekonomik i shtetit”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi, se rreth pesë miliardë euro të qytetarëve tonë eksportohen në një shtet (Serbia), i cili na shkatërroi e po ndërtohet me para të qytetarëve të Kosovës dhe kjo duhet të ndalet. Pra nacionalizmi ekonomik kombëtar i mungon shqiptarëve

Sipas tij pa zhvillim ekonomik nuk pa përparim dhe institucionet prioritet duhet ti japin zhvillimit të sektorit privat dhe për të cilat duhet krijuar politika sa më të favorshme. Institucionet duhet shqyrtuar barrierat që kanë bizneset dhe duhet eliminuar ato.

“Sot Kosova nuk mund të mburret me eksportet, por mund të mburret vetëm me potencialet të cillat duhet zhvilluar dhe për tu mburrur edhe me eksporte, institucionet duhet të bëjnë më shumë për biznesin vendor”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve.

Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë e Industrisë, tha se AKB-ja për të katërmbëdhjetën herë po realizon “Javët e Biznesit Kosovar”, gjë për të cilën duhet falënderuar. Promovimi i produkteve vendore nuk po ndalet, por vetëm sa po shtohet ku çdo ditë e më shumë ato po konsumohen nga qytetarët.

“Ne kemi bërë përpjekje maksimale për krijimin e lehtësirave për bizneset, gjë për të cilën flasin edhe raportet ndërkombëtare, ku për bërje të biznesit Kosova është ranguar mjaft mirë nga Banka Botërore”, tha ministrja Hykmete Bajrami.

Ministrja e Tregtisë e Industrisë, shtoi se do të vazhdojnë me punë dhe aktivitete të dobishme për biznesin vendës, duke ditur se asnjëherë nuk janë të kënaqur me atë çfarë kanë bërë deri tash dhe do të vazhdojnë me aktivitete në eliminimin e barrierave për biznesin.

“Ne konsumojmë produkte vendore gjithnjë dhe me konsumin e tyre edhe nga të gjithë përkrahim vetveten tonë duke u zhvilluar”, tha ministrja Bajrami.

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se asnjëherë nuk janë të kënaqur me punën e dobishme të bërë për biznesin, ku me veprimet e mira disa biznese po ia dalin suksesshëm.

Ai foli për punët e mira që ka bërë gjatë kohës sa ishte në ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkaq tregoi si sukses tash në krye të MZHE-së nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e centraleve, ku për njëzetë vjet jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët nuk do të kenë problem me mungesën e energjisë.

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që bizneset vendore të kenë frymarrje më të mirë. Derisa dhjetë vjetë më parë e kishim të vështirë të mbushnim një shportë me prodhime vendore, tashmë e mbushim shumë lehtë”, tha Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha se duhet ecur përpara e zhvilluar dhe nuk duhet kthyer pas.

“Sa më shumë të përkrahen bizneset vendore, aq më shumë zhvillohemi, punsohemi dhe rrisim mirëqenien qytetare”, tha kryetari i BSPK-së.

Xhemajl Dauti nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se kanë besim të madh se do të vazhdoi afirmimi dhe konsumimi i prodhimeve kosovare, gjë të cilët tash katërmbëdhjetë vjet po e bëjnë AKB-ja gjë të cilën duhet çmuar.

Ai kërkoi nga institucionet që të heqin barrierat e shumta ndaj biznesit e sidomos anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, ku në disa raste po angazhohen edhe OEMVP-ja.

Në hapje të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”, nuk kanë munguar as zyrtarë të tjerë të institucioneve vendëse dhe më gjerë si zëvendës, ministra, drejtori ATK-s, zyrtarët të Trustit e tjerë. “Javët e Biznesit Kosovar 2016” do të vazhdoi me aktivitete deri me 14 dhjetor në vende të ndryshme.