Shqipëria u rikthehet fitoreve, mposht Uellsin

Shqipëria ka shënuar fitoren e parë pas katër ndeshjeve duke mposhtur Uellsin në miqësore me rezultat 1-0.

Shqipëria hyri me baraspesha të mëdha duke tentuar të rruajë portën pa u prekur.

Uellsi kishte dominimin e madh në këtë takim në fillim, duke rrezikuar Berishën.

Në pjesën e dytë Uellsi sërish bëri përpjekje, por Shqipëria gjeti golin pas një ore lojë me penalti.

Bekim Balaj në minutën e 59-të nga pika e bardhë konkretizoi për 1-0 dhe gëzimin në Elbasan Arena.

Deri në fund skuadra e Gareth Bale i cili u inkuadrua pas golit tentoi të gjente barazimin, por nuk ja doli.

Kjo konsiderohet si drita në fund të tunelit për Shqipërinë, që pas tri humbje në katër ndeshjet e fundit gjeti rezultatin pozitiv.