Shqipëria, shteti me pabarazinë sociale me të lartë në Europë

Sipas raportit të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet me pabarazinë sociale më të lartë në Europë.

Pas viteve ’9, polarizimi i shoqërisë është rritur me ritme të shpejta.

Ndër vendet me pabarazinë sociale më të lartë ën kontinent, renditen pas Shqipërisë, edhe Serbia, Bullgaria dhe Spanja.

Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.

Një masë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave është raporti i të ardhurave totale të marra nga 20% e popullsisë me të ardhurat më të larta se ajo e marrë nga 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta, të njohura si raporti i kuintilit të të ardhurave. Në vitin 2017, raporti i kuintilit të të ardhurave në Bashkimin Evropian (BE) ishte 5.2.

Në bazë të kësaj mase, Çekia dhe Sllovenia kishin pabarazinë më të ulët të të ardhurave në vitin 2017 (3.4). Këto u pasuan nga tre shtete të tjera anëtare me raportet më poshtë 4.0, Finlanda (3.5), Sllovakia (3.5) dhe Belgjika (3.8).

Në të kundërt, pabarazia e të ardhurave ishte shumë më e lartë (mbi 6.0) në Greqi (6.1), Letoni (6.3), Rumani (6.5), Spanjë (6.6), Lituani (7.3) dhe më e larta në Bullgari (8.2).

Sipas vrojtimeve të brendshme të kryera nga INSTAT vitin e kaluar në vitin 2018 pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale, shkruan monitor.

Në anën tjetër, vetëm 5% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të ulët, krahasuar me 42% të familjeve në zonat rurale, te cilat gjenden në kuintilin më të ulët të pasurisë.

Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, siç tregohet nga koeficienti Gini, ndryshon dukshëm nëpër prefektura, nga 0.06 në Durrës dhe 0.11 në Vlorë në 0.19 në Elbasan dhe 0.26 në Dibër.

Vrojtimi i INSTAT gjeti se të gjitha familjet kanë televizor (98%), telefona celularë (97%), frigoriferë (96%), makina larëse (94%). 54% e familjeve në zonat urbane dhe 28% në zonat rurale kanë kompjuterë.

Lidhur me pronësinë e mjeteve të transportit, 37% e familjeve kanë një makinë ose kamion, 26% kanë një biçikletë, dhe 10% kanë një motor ose skuter.

Ndërmjet 2008-‘09 dhe 2017-‘18, përqindja e familjeve me kompjuter u rrit nga 30% në 54% në urban dhe nga 5% në 28% në zonat rurale.