Shqipëria nuk gjen qetësi, 7 lëkundje të reja tërmeti brenda 10 orësh

Të tjera lëkundje të forta tërmeti kanë vijuar gjatë natës , por edhe në mëngjesin e sotëm.

Nga  ora 22:27 minuta e mbrëmjes deri sot në mëngjes, janë regjistruar plot shtatë lëkundje tërmeti.

Tërmeti me i fuqishëm ka qenë me  magnitude 3.8 me epiqender pranë Kepit te Rodonit.

Ky tërmet është pasur edhe nga lëkundje të tjera, ku i fundit sipas “EMSC” është regjistruar dy orë më parë, përkatësisht në 06:29 minuta, transmeton “Balkanweb”.

Nga të dhënat e fundit nuk raportohet për pasoja në njerëz, ndërsa kjo situatë është shoqëruar me frikë tek qytetarët.