Shqipëria financon funksionalizimin e Qendrës Kulturore në Bujanoc

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të financojë restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanocit në Serbi.

Cakaj shkruan se kjo masë është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon.

“Mbështetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e indetitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”.

“Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës. Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.