Shqipëria e pafat ndaj Izraelit

hqipëria është mposhtur në përballjen e sotme nga Izraeli me rezultat prej 0-3.

Skuadra e De Biasit përfundoi takimin me dy lojtarë më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkuan Berat Gjimshiti e Etrit Berisha.

Gjimshiti shkaktoi penalti për çka u ndëshkua, dhe në gol atë e shndërroi Zahavi në minutën e 18.

Në pjesën e dytë Berisha ndëshkohet me të kuq në minutën e 55, dhe gjyqtari akordoi përsëri penalti për Izralelin të cilën e humbi Zahavi.

Penaltinë e tij e priti portieri Alban Hoxha.

Në vazhdim të takimit Izraeli e pati të lehtë për të kontrolluar takimin, ndërsha shënoi dy herë përmes Einbinder dhe Atar.