Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin në Euro 2020, mposhtet nga Turqia

Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka nisur siç duhet rrugëtimin e saj për kampionatin evropian 2020.

‘Kuq e zinjtë’ kanë pësuar humbje me rezultatin 0:2, në përballjen kundër një Turqie që nuk tregoi asgjë veç 2 golave.

Loja e lojtarëve të Christian Panuccit ishte më e mirë, por finalizimi mungonte, gjë që në fund penalizoi kombëtaren, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë erdhi në minutën e 21’ kur Burak Yilmaz realizoi për 0:1.Fitoren e mysafirëve e vulosi ylli i Milan, Hakan Calhanoglu, i cili realizoi një super gol në minutën e 55’.

Situatën edhe më të shëmtuar e bën tifozët e pranishëm në ‘Loro Boriçi’ kur pas golit të dytë goditën me shishe në kokë portierin Etrit Berisha.

Gjithashtu, Shkodra jehonte nga fyerjet në kor të tifozëve, drejtuar selektorit Christian Panucci.