Shqipëria e mposhtë Turqinë në Antalia

Shqipëria ka zhvilluar një ndeshjen mjaftë të bukur përballë Turqisë në Antalia, duke fituar me rezultat 3-2.

Kombëtarja e drejtuar nga Cristain Panucci e nisi mjaftë mirë takimin duke rrezikuar portën dhe duke luajtur në sulm që nga fillimi.

Turqit në fillim rrezikuan me Tusun, por Shqipëria e tregua e matur në mbrojtje.

Për Shqipërinë rrezikon Eros Grezda, por goditja e tij devijohet.

Shqipëria gjeti golin në minutën e 24-të me Armando Sadikun. Ishte Odise Roshi ai që kreu punën dhe harkoi bukur për të, ndërsa Sadiku me një goditje të fort mposhti portierin Babacan.

Shqipëria pas golit e mori lojën në dorë dhe krijonte aksione shumë të bukur me pasime të sakta.

Në minutën e 39-të, një aksion fotokopje i golit të parë, kur në zonë harkon Roshi, kësaj radhe me kokë shënon Sadiku.

Sadiku duke festuar golin e dytë
Pas golit të dytë kuqezinjtë mbetën me një lojtar më pak pasi Ledian Memushaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa me të filluar pjesa e dytë turqit gjetën golin.

Ishte Cengiz Under që shënoi nga afërsia për 2-1.

Por Shqipëria nuk hezitoi të përgjigjet. Sadiku pranoi një top në zonë, u pengua nga mbrojtësit, por topi erdhi te Grezda i cili me një goditje precize me kthim shënoi për 3-1.

Ishte minuta e 55-të kur Grezda e shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.

Turqit u kthyen në lojë pas pesë minutave.

Ishte Emre Akbaba që pasi u fut në lojë e gjeti menjëherë rrjetën pas një aksioni të bukur.

Në këtë pjesëlojë në lojë për herë të parë u futën në lojë, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdarevic.

Shqipëria e ktheu sistemin nga katër mbrojtës në pesë, duke mos e lejuar portën të rrezikohet edhe aq shumë.

Fitore e madhe duke e marrë parasysh që djelmoshat kuqezi luajtën me dhjetë lojtarë për më shumë se një pjesëlojë.