Shqipëria assesi të gjejë qetësi nga tërmetet

Që nga 26 nëntori, Shqipëria nuk po gjen qetësi nga tërmetet.

Shteti shqiptar, që nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, akoma nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës, shkruan lajmi.net.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), një tërmet me magnitudë prej 3.0 shkallë të Rihterit është regjistruar në ora 02:50 të mëngjesit të së hënës.

IGJEUM bën me dije se, epiqendra ka qenë në Lezhë, përkatësisht në Patok.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 32 kilometra.