Shqipëria arkëton tre pikët e para

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar 3 pikët e para në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.

Ndeshja e nisur mbrëmë në Shkodër, u ndërpre në minutën e 76-të pas reshjeve të dendura, kur rezultati ishte 1 me 1.

Golin e parë e shënoi Armando Sadiku në minutën e 9-të, kurse shifrat u barazuan në minutën e 51-të nga Egzijan Alioski.

Ndeshja rifilloi sot, ndërsa në minutën e 89-të, Bekim Balaj shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Ledian Memushajt për të shënuar golin e dytë për Shqipërinë, rrjedhimisht golin e fitores.

Spanja kryeson grupin G, e pasuar nga Italia, ndërsa Shqipëria aktualisht qëndron në vendin e 3-të.

3 vendet tjera janë të rezervuara për Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshajnin.

SHPËRNDAJE