Shqipëri, një 16 vjeçar vdes duke hedhur fishekzjarre

Një i ri ka humbur jetën në Shqipëri derisa po gjuante fishekzjarre.

Familjarët e kanë gjetur pa shenja jetë me dëmtime në kokë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë , pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.