Shpresat për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri tani i ka te Thaçi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka dorëzuar sot presidentit, Hashim Thaçi peticionin për bashkimin e këtij qytetit.

Bahtiri po kërkon nga Thaçi mbështetje për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës, raporton lajmi.net.

Peticioni i Bahtirit dje është refuzuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Ky peticion është nënshkruar nga 16 mijë e 594 qytetarë të Mitrovicës.

Më herët Bahtiri është takuar me presidentin Thaçi ku ky i fundit i ka premtuar përkrahje deri në finalizimin e kësaj çështje.