Shpëtoi 70 njerëz një vit më parë, vdes shqiptari në Greqi

Kostas Arvanitisi, me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë në Greqi. Ai vitin e shkuar arriti të shpëtonte 70 persona në një ishull grek që u përfshi nga zjarri.

Shqiptari nëpërmjet varkës së tij, largoi njerëzit nga flakët që përpinë çfarë gjetën përpara. Për këtë arsye, qeveria greke ka deklaruar se do të paguaj shpenzimet për funeralin e tij.

Ka qenë vetë kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis që ka bërë me dije lajmin, i cili është përhapur gjerësisht në mediat greke.

Shqiptari punonte si peshkatar dhe falë varkës së tij, arriti të shpëtonte dhjetëra persona nga ferri i flakëve që përfshinë ishullin 23 korrikun e vitit të shkuar.