Shpërthimet në Sri Lankë, rritet në 185 numri i të vdekurve

Ka arritur në 185 numri i të vdekurve nga shpërthimet që kanë patur për objektiv kishat dhe hotelet në Sri Lankë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mallkoj sulmet terroriste me objektiv njerëzit e pafajshëm në kishat dhe hotelet në Sri Lankë”
Sipas lajmeve në shtypin lokal sulmet janë kryer ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Xinhua ka njoftuar se në shpërthimet e ndodhura në kisha dhe hotele kanë humbur jetën 185 persona dhe 500 të tjerë janë plagosur.

Në shtypin e Sri Lankës bëhet e ditur se në mesin e personave të vdekur dhe të plagosur mund të ketë edhe turistë. Në lajmin e BBC-së që bazohet në burimet spitalore thuhet se të paktën 9 persona nga të vdekurit janë me shtetësi të huaj.

Ndërkohë nuk është marrë ende përsipër nga askush autorësia e sulmeve në lidhje për të cilat supozohet se të paktën dy nga shpërthimet kanë qenë sulme kamikaze.

Pas sulmeve që ndodhën në orët e para të mëngjesit ka ndodhur sulmi i 7-të në Kopshtin Zoologjik “Dehiwala” në zonën periferike të kryeqytetit Colombo, ndërsa pas një shpërthimit të 8-të thuhet se në vend është shapllur orë policore.

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe tha se e dënon fuqimisht këtë sulm frikacak. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Sri Lankës të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë në këtë periudhë tragjike”, tha ai.

Ministri i Financave të Sri Lankës, Mangala Samaraweera në një postim në llogarinë e tij në Twitter shpërthimet i ka cilësuar si “Një përpjekje që ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm dhe e mirëkoordinuar për të krijuar një anarki dhe kaos”.

Pas sulmeve në kisha dhe hotele shpërthim edhe në kopshtin zoologjik
Edhe një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në perifieri të Colombo-s, kryeqytetin e Sri Lankës i cili sot në mëngjes ishte në shënjestër të një serie të sulmeve vrastare në tre kisha dhe tre hotele.

Duke u thirrur në deklaratat e oficerëve të policisë, gazeta lokale “Daily Mirror” raporton se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Dehiwal.

Të paktën 185 persona humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën në 8 sulmet me bomba mëngjesin e sotëm në Sri Lankë.

Shënjestër e sulmeve me bomba ishin tre kisha në qytetet Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa dhe tre hotele luksoze Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo.

Sulmet ndodhën gjatë festës katolike të Pashkëve ndërsa mediat lokale raportojnë se në mesin e të vrarëve ka dhe turistë. BBC raporton se në mesin e të vrarëve janë të paktën 9 të huaj.