Shpërthime në Bagdad, të paktën 4 të vrarë dhe 7 të plagosur

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 7 u plagosën në një seri shpërthimesh në disa lagje të kryeqytetit irakian, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë Hatim al-Jabiri për AA tha se pika ushtarake e kontrollit Abu Ghraib ishte objektiv i një sulmi të mbrëmshëm me bombë në të cilin të paktën një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Shpërthimi i dytë i fuqishëm ndodhi në lagjen Ebu Disheir në jug të Bagdadit ku jetën e humbën dy civilë ndërsa dy civilë të tjerë u plagosën.

Një i vrarë dhe një person i plagosur është bilanci i shpërthimit mbrëmë në Jukuk, në pjesën veriore të qytetit.

Në të njëjtën kohë, objektiv i një sulmi me bombë ishte një mjet i transportit publik në veri të Bagdadit dhe dy civilë u plagosën në atë sulm.

Jabiri akuzoi organizatën terroriste DEASH për sulmet e mbrëmshme në Bagdad. Ai shtoi se DEASH tenton të mbijetojë në Irak pas një disfate të madhe vitin e kaluar nga forcat irakiane të sigurisë.