Shpërthime kamikaze në zemër të Damaskut, dhjetëra të vrarë

Tre shpërthime makinash kanë goditur kryeqytetin sirian Damaskun, duke vrarë rreth 18 persona. Ky është sulmi  më i madh në kryeqytetin sirian që nga muaji mars.

Një nga bombarduesit vetëvrasës hodhi veten në erë në Sheshin Tahrir pranë Bab Touma në Damaskun qendror, pasi u hetua dhe u rrethua nga autoritetet.

Televizioni shtetëror tha se tetë vetë u vranë dhe të paktën dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, por raporte të tjera flasin për  gjithsej 18 të vrarë nga të trija shpërthimet. /MESAZHI/