Shpërthim në Irak, 12 të vdekur

Së paku 12 persona e kanë humbur jetën ndërsa pesë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në qytetin Qerbela të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut thuhet se një autobus shpërtheu në postbllokun kontrollues në vet hyrjen e qytetit Qerbela. Supozohet se bomba është vendosur më herët në automjet. Gjatë shpërthimit humbën jetën së paku 12 persona, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Më tej thuhet se disa nga viktimat u dogjën nga flakët që përfshinë minibusin pas shpërthimit. Të plagosurit u dërguan në spital.