Shpërthim në dy tankerë me naftë në Detin e Omanit

Një shpërthim ka ndodhur në dy tankerë të mëdhenj me naftë në Detin e Omanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Iranit duke u bazuar në burimet lokale njofton se shpërthimi ka ndodhur në dy tankerë të mëdhenj të ngarkuar me naftë bruto në Detin e Omanit (Deti Arabik).

Pas shpërthimit thuhet se dy tankerët kanë kërkuar ndihmë emergjente nga vendet përreth Gjirit, por se njëri nga tankerët ka filluar të fundoset.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Iranit, IRNA, nga tankerët janë evakuuar 44 persona, duke u transferuar në Portin Cask të krahinës Hurmuzgan të Iranit.

– SHBA dërguan forcat detare për të ndihmuar tankerët

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), Operacionet Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar e cila zhvillohet nga marina britanike, njoftoi se zhvillohet hetim për shpërthimin në Detin e Omanit.

Theksohet se tankerët, Front Altair me flamurin e Ishujve Marshall dhe Kokuka Courageous me flamur të Panama-s, ishin duke transportuar naftën të cilën e kanë ngarkuar në portin e kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dhabi. Në shpërthim është plagosur një person.

Flota e 5-të e SHBA-ve në Bahrein ka dërguar forcat e saj për të ndihmuar dy tankerë për të cilët pretendohet se janë sulmuar.

SHPËRNDAJE