Shpërthim i madh në Belgjikë, dyshohet për shumë të bllokuar nën rrënoja

Dhjetra persona janë plagosur pas një shpërthimi në Belgjikë, shpërthim i cili ka shkaktuar shumë dëme në një numër të konsiderueshëm ndërtesash . Ngjarja ka ndodhur në qytetin Antwerp, në Belgjikë.

Policia thotë se beson se incidenti nuk është i lidhur me terrorizmin, por është e shqetësuar për personat që mund të ndodhen nën rrënoja.

Të paktën njëra nga ndërtesat përreth u shemb pasi shpërthimit që tronditi zonën Paardenmarkt në Antwerp, të hënën mbrëma. Shpërthimi në restorantin italian “Primavera” ishte aq i fuqishëm sa që shkaktoi dëme në tre ndërtesa.

Përmes një njoftimi në Twitter, policia tha se ka “lëndime të shumëfishta” të të pranishmëve.

Mediat lokale raportojnë se ka rrezik që të ketë shumë viktima  të bllokuar nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit të emergjencës u dërguan në vendin e ngjarjes. /MESAZHI/