Shpërthen zjarri në kampin e refugjatëve, një fëmijë gjen vdekjen

Të paktën një refugjat gjeti vdekjen pasi zjarri shpërtheu në një kamp të refugjatëve sirianë në Libanin lindor.

Viktima ishte fëmijë, njoftojnë mediat lokale.

Një numër i madh i njerëzve morën plagë të rënda, duke përfshirë dy refugjatë që janë në një gjendje kritike.

Flaka dhe retë e dendura të tymit të zi u ngritën nga vendi afër qytetit të Qab Elias në luginën Bekaa. Mediat njoftojnë se kampi është shkatërruar plotësisht.

Më shumë se 1 milion refugjatë janë të strehuar në Libanin fqinj, shumë prej të cilëve jetojnë në standarde nën normale. /MESAZHI.

SHPËRNDAJE