Shpërthen pika e karburantit, 15 të plagosur në Itali

Një pikë karburanti shpërtheu në Itali duke lënë të paktën 15 persona të plagosur këtë të mërkurë. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane ka qenë një cisternë që mori flakë në momentin që po shkarkohej.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Rietit. Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll. Sipas informacioneve të para, mes të plagosurve janë shtatë zjarrfikës. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë raportuar disa shpërthime të tjera pas të parit./abcnews.al