Shpërthen në flakë katedralja e famshme e Notre-Dame në Paris (foto)

Katedralja e famshme e Notre-Dame në Paris ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme.

Nga fotot dhe videot që kanë postuar mediat botërore, duken shtëllungat e mëdha të tymit të shpërndara në ajër, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet.

Shtëllyungat e tymit duken nga çdo pjesë e Parisit, me qytetarët që kanë nisur të postojnë në rrjet foto dhe video të katedrales së pushtuar nga flakët.

Katedralja e famshme e Parisit filloi të ndërtohej në vitin 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII. Gjatë ndërmtimit të saj, arkitektët ndërthurën stile të ndryshme, ndërkohë që ajo konsiderohet simbol arkitekturës gotike franceze. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345.

Image may contain: sky, cloud and outdoor
Image may contain: cloud, sky and outdoor
Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: sky, cloud and outdoor