Shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Parlamentit e kanë votuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Shpërbërja e Kuvendit ka marrë 89 vota pro, shkruan lajmi.net.

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes

Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Të gjitha subjektet politike kanë deponuar nënshkrimet si dhe janë deklaruar se janë për shpërndarjes të Kuvendit. 

SHPËRNDAJE