Shpend Ahmeti tregon se a u ftua në takimin Kurti – Mustafa për rrëzimin e Qeverisë

Rrëzimi i Qeverisë ishte temë diskutimi i takimit të sotëm mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa.

Pas takimit, në një postim në Facebook, Kurti tha se me Mustafën u dakorduan që të fillojnë përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Sipas Kurtit, qytetarët duan një Qeveri e cila e zhvillon vendin, dhe jo të korrupsionit e zhvatjes së buxhetit.

E iniciativën e VV-së dhe LDK-së do ta përkrah edhe partia e Shpend Ahmetit, PSD-ja.

Lajmi.net e ka pyetur të parin e PSD-së nëse ai ka qenë i ftuar në takimin e sotëm dy orësh mes Mustafës e Kurtit.

Ahmeti ka thënë se ka biseduar me Mustafësn, dhe se gjatë kësaj jave do të takohen në lidhje me këtë çështje.

“Kemi biseduar me zotin Mustafa dhe jemi dakorduar që të takohemi gjatë kësaj jave, pra si kryetarë të LDK-së dhe PSD-së”, ka thënë Ahmeti.

Kësisoj, gjatë kësaj jave do të kemi një takim të kryetarit aktual dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.

Ndonëse nuk ka treguar se a ka qenë i ftuar në takimin e sotëm, Ahmeti më herët në një paraqitje televizive ka potencuar se do të bëj çmos që Qeveria mos të rrëzohet me votat e Listës Serbe. 

SHPËRNDAJE