Shpend Ahmeti: Kjo që po ndodh në Vetëvendosje nuk është bash normale

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, ka thënë se dorëheqjet në Vetëvendosje janë keqkuptuar, pasi siç thotë ai të gjithë të dorëhequrit vazhdojnë të mbesin anëtarë të kësaj partie.

“Kemi pas një keqkuptim për dorëheqjet sepse janë kuptu si dorëheqje nga Vetëvendosje, por të gjithë të dorëhequrit janë ende pjesë e VV-së”, tha ai.

Por, Ahmeti e pranon se ajo që po ndodh në Lëvizjen Vetëvendosje nuk është normale, por që do të na mbajnë të informuar lidhur me zhvillimet aty.

”Kjo që po ndodh në Vetëvendosje nuk është bash normale, por besoj qe do ju mbajme të informuar mbi gjanat që ndodhin në Lëvizje”, ka thënë ai.

Këto komente Ahmeti i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët për gazetar me kryeministrin Ramush Haradinaj.