Shpend Ahmeti dorëzoi padi për Vetëvendosjen dhe fton Kurtin në një debat televiziv

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me furnizimin me qumësht nëpër shkollat e Prishtinës. Ahmeti tha se për furnizimin me qumësht në shkollat e Prishtinës të gjitha procedurat kanë qenë të hapura dhe se është çmimi më i ulët që paguan ndonjë komunë në Kosovë. “Këtë padi e kam ushtruar sepse ata e kanë shpallur vetën edhe gjykatës edhe pse kanë qenë tërë kohën pjesë e furnizimit me qumësht sepse të gjitha këto furnizime të cilat ata i kanë potencuar kanë ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në VV. Për ta me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme”, tha ai. Ahmeti ka thënë se të gjitha këto shpifje organizohen nga kryetari i VV-së, Albin Kurti që sipas tij, e gjuan gurin dhe e fsheh dorën. Ai ka ftuar Albin Kurtin që të ballafaqohen në një debat televiziv, kudo që dëshiron ai, tek cili moderatorë të dëshiron ai. “Kemi kërkuar dëmshpërblim për shpifje, nuk e kemi caktuar vlerën, le të vendos gjykata”, tha ai.
SHPËRNDAJE