Shpallet lojtari i vitit në Premier League

Premier League ka shpallur lojtarin e vitit, dhe ai është Mohammed Salah.

Egjiptiani i Liverpool ka bërë një sezon fantastik me ‘The Reds’ ku deri më tani ka shënaur 31 gola në kampionat.

Ky është viti i parë i lojtarit me Liverpool që pas transferimit nga Roma për 40 milionë euro verën e kaluar.

Salah është një kandidat potencial edhe për fitimin e ‘Topit të Artë’ ku në rast se Liverpool fiton Champions Leaguen ai do ta vendoste emrin e tij në kandidatin e parë për tu shpallur lojtari më i mirë në planet.