Shpallet 11-shi i vitit 2018 në Evropë

UEFA ka shpallur 11-shin e vitit, që këtë vit organizohet për herë të 18-të, ku pjesa më e madhe e futbollistëve janë nga Real Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas deklaratës së UEFA-s, skuadra më e mirë e vitit 2018 në Evropë është zgjedhur me votën e 1,8 milion fansave të futbollit. Në listë më së shumti futbollistë ka nga Real Madrid me gjithsej 4, si dhe nga dy nga Barcelona dhe Chelsea. Më shumë vota ka marrë mesfushori kroat Luka Modriç i Real Madridit me 115 mijë e 440 vota. Ndërkohë ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo u zgjodh për të 13-tën herë në këtë listë. Futbollistët të zgjedhur në listën e bërë sipas formacionit 4-3-3 është si në vijim: Portier: Marc-Andre ter Stegen (Barcelona) Mbrojtje: Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpool) Mesfushor: Luka Modric (Real Madrid), N’Golo Kante, Eden Hazard (Chelsea) Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)