Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Mjekësi, çfarë zbuluan shkencëtarët

Çmimin Nobel në Mjekësi këtë vit e kanë fituar shkencëtarët William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.

Sipas njoftimit zyrtar të Institutit “Karolinska” në Stokholm të Suedisë,  ata janë përzgjedhur fitues të çmimit prestigjoz për shkak të punës studimore dhe zbulimeve lidhur me ndjeshmërinë dhe përshtatjen e qelizave ndaj pranisë së oksigjenit.

Akademia Suedeze tha se gjetjet e tyre po ndihmonin në trajtime për aneminë dhe madje edhe kancerin.

Sipas “The Guardian”, tre shkencëtarët do të shpërblehen me nëntë milionë krona suedeze që përkojnë me 828 mijë euro./Opinion.al

SHPËRNDAJE