Shoshi humbet parakualifikimet e “Eurobasket 2021”

Njëri nga basketbollistët kryesorë të Kosovës, Lis Shoshi, është lënduar në ndeshjen e parë miqësore ndaj Shqipërisë dhe si pasojë do tëmungojë në takimet parakualifikuese “Eurobasket 2021”. 

Shoshi është lënduar në krahun e djathtë, derisa mjekët kanë konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në përballjet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, që zhvillohen nga 3 deri më 21 gusht. 

Ai do të mungojë në parakualifikime, kurse gjendja e tij do të vlerësohet më tutje, se sa do të jetë jashtë parketit.  

Shoshi është një mungesë e madhe për Kosovën, duke qenë një nga shtyllat e ekipit. Ai gjatë kësaj vere nënshkroi kontratë me skuadrën e njohur gjermane s.Oliver Würzburg.  

SHPËRNDAJE