Shopping-u krijon varësi

Vështirë të percaktohet në kohët moderne të boom-it të konsumizmit një kufi i qartë mes blerjes normale dhe asaj patologjike.

Një përgjigje e shpejtë do të ishte se shopping- kompulsiv është një mekanizëm mbrojtës ndaj përjetimeve dhe ndjenjave të dhimbshme, sidomos për shkak të marrëdhënieve, duke krijuar një lloj mbrojtje nga një imazh i dobët për veten dhe nga rreziku i perhershem i të braktisurit.

Në eksperiencën emocionale të shopping, individët dallohen nga niveli i ndryshëm i impulsit për të blerë, si një burim eksitimi, kënaqësie dhe relaksimi.

Disa tregojnë se ndihen “të ekzaltuar” gjatë kësaj sjellje;  “diçka që jep adrenaline” …apo  “është si të bësh dashuri me produktin …”.

Shopping kompulsiv është një çrregullim që implikon tre kategori çrregullimesh psikologjike e të sjelljes si :

Çrregullimi i kontrollit të impulseve

Individi nuk i reziston dot impulsit për të blerë, pavarësisht nëse është i domosdoshëm apo jo dhe shpesh herë edhe në mungesë të mundësive financiare.

I parë keshtu ‘impulsi i blerjes’ kthehet në një tendencë të ekzagjeruar dhe  shkatërruese, shoqëruar nga një nevojë që kërkon të kënaqet urgjentisht.

Sjellja Obsesive

Nga ana tjetër përseritja e sjelljeve blerëse, të con në karakteristikën obsesive të këtij çrregullimi i cili duket të rritet ashtu sikurse edhe probleme të tjera obsesive në prani të situatave stresante.

3.Varësia nga një aktivitet

Por karakteristika që padyshim duket më e vështira për t’u çrrenjosur është varësia nga sjellja e blerjes.

Kjo sindromë quhet :  “Shopping kompulsiv” , “Varësi nga blerjet” ose “Shopaholism” ( mania për shopping).

Gjthsesi,  American Psychiatric Association (APA), nuk e njeh si çrregullim.

Subjektet që prezantojnë  këtë çrregullim , kryesisht femra të reja në moshë, nëse fillimisht  blejnë për kënaqësinë që të sjell një veshje apo  një objekt i ri, më pas kjo kënaqësi, pak nga pak,  shoqërohet me një gjendje tensioni gjithnjë në rritje dhe dëshira për blerje bëhet e pafrenueshme.

Fillon të blejë objekte të cfarëdolloji  që në pjesën më të madhe lihen në një cep ose hidhen dhe kjo gjë shoqërohet me ndjenja faji dhe turpërim.

S.L. McElroy, një studiuese amerikane që është marrë gjerësisht me ketë fenomen , ka propozuar kriteret e mëposhtme diagnostikuese  për të bërë dallimin mes personave që praktikojnë blerjet  si një aktivitet normal, nga ata për të cilët ky aktivitet merr karakteristika patologjike :

  1. Preokupim, impuls apo sjellje të të blerit jo të përshtatshëm  të perjetuar si e parezistueshme,  që ndërhyn me forcë apo pa sens; të blerit në mënyrë frekuente  të objekteve të padobishëm , përtej mundësive objektive, dhe që zë një periudhë kohe më të gjatë se ajo që ishte paracaktuar;
  2. Preokupimi, impulsi apo akti i  të blerit shkaktojnë stres të fortë, bëjnë të harxhohet kohë, ndërhyjnë  në mënyre të theksuar  në funksionimin social , në punë dhe shkaktojnë probleme financiare (borxhe me bankën ose falimentim);
  3. Blerja në mënyrë kompulsive nuk  prezantohet në rrjedhën e crregullimit të  manisë apo hipomanisë.

Shopping kompulsiv , sipas studimeve sot pranohet se “ është një problem mendor, një gjendje e shkaktuar nga  ndryshimet e vazhdueshme në strukturën dhe funksionimin mendor”  (Leshner, 2001).

Si një substancë kimike  edhe  një eksperiencë emocionale  mund të jenë kaq kënaqësi -sjellëse sa të krijojnë  një  lidhje varësie prandaj, nëse ndjeni që keni këto shenja të lartpërmendura, duhet patjetër të drejtoheni tek një psikolog për t’ju ndihmuar të largoni varësinë ndaj tyre./Mesazhi/

SHPËRNDAJE