Shoferët e kamionëve ukrainas rrahin keq serbët në kufirin Ukrainë-Rumani

Gjashtë shoferë serbë të kamionëve u rrahën brutalisht në vendkalimin kufitar midis Ukrainës dhe Rumanisë në vendkalimin Gjakovo-Halmeu rreth një orë pas mesnatës së kaluar.

“Ata u rrahën nga shoferë të kamionëve ukrainas dhe ndërsa u goditën ata bërtitën se ‘kjo është Ukraina’ dhe se ky është kufiri i tyre,” raportojnë mediat serbe.

Një grup shoferësh serbë të rrahur sqaruan se ajo rasti ndodhi në kufirin midis dy vendeve – pak para hyrjes në Rumani, gjatë kthimit të tyre për në shtëpi.

“Ata rrahën gjashtë prej nesh, tre prej nesh janë rrahur keq,” ka thënë njëri nga shoferët e rrahur, sipas të cilit personat e lënduar rëndë janë Radojko Kovaceviq, Milan Rujeviq dhe Dragan Jovanoviq.

Shoferët e kamionëve serb nuk kanë dashur të tregojnë arsyet pse janë rrahur nga ‘homologët’ e tyre ukrainas.