Shmangni mishin e kuq, kjo është dieta që mund të shërojë kancerin e prostatës

Burrat që hanë stejk, hamburgerë dhe pica kanë rrezik më të lartë të kancerit të prostatës sesa ata që i mbahen dietës vegjetariane, sipas një studimi të ri.

Në fakt, ata që diagnostikoheshin në fazën e hershme të kancerit të prostatës mund të ishin në gjendje ta ndalonin sëmundjen nga progresi përmes dietës, sipas Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Studimi u realizua nga hulumtues prej Universitetit të McGill-it të Kanadasë. Këta të fundit gjetën një gjen të përfshirë në progresimin e formës më të shpeshtë të kancerit tek burrat (i njohur si MYC). Sipas studiuesve, ky gjen aktivizohet përmes ngrënies së ushqimeve të yndyrshme dhe mishit të kuq.

I publikuar javën e kaluar në revistën ‘Nature Communications’, hulumtimi përfshiu të dhënat e 319 pacientëve me kancer të prostatës.

Ata gjetën se, pa marrë parasysh moshës apo statusit të obezitetit, pacientët me konsumim të shpeshtë të yndyrës kishin nivele më të larta të MYC dhe kishin formë më agresive të kancerit.

Duke përpunuar të dhënat, shkencëtarët gjetën se pacientët ishin katër herë më shumë të vdisnin nga kanceri nëse kishin nivele të larta të gjenit të apostrofuar.

“MYC është një faktor kryesor në tumorogjen, d.m.th., ajo shkakton veti malinje në qelizat normale dhe ushqen rritjen e qelizave të kancerit”, deklaroi David P. Labbé, profesor asistent në Departamentin e Kirurgjisë, përkatësisht Divizionin e Urologjisë në Universitetin e McGill.

Gjetjet i shtohen një historie të tërë kërkimesh që tregojnë se niveli i kancerit të prostatës është më i lartë në vendet që konsumojnë një ‘dietë perëndimore’, konkretisht me mish dhe gjësende yndyrore.