Shkup, gjyshi vret nipin dhe plagos vajzën dhe bashkëshorten

Një banor i Shkupit i moshës 84-vjeçare sot në mesditë ka vrarë nipin e tij 32-vjeçar dhe ka plagosur bashkëshorten dhe vajzën e tij, ku më pas kreu vetëvrasje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç informojnë nga policia, sot rreth orës 12:40 është lajmëruar se në rrugën “Ho Shi Min” në lagjen Butel të Shkupit është konstatuar se një 84-vjeçari me inicialet B.T me armë ka shtënë ndaj nipit të tij T.S (32) i cili ndërroi jetë në vend të ngjarjes, si dhe ndaj bashkëshortes B.T dhe vajzës L.S (58), dhe më pas kreu vetëvrasje.

Të dy gratë me ndihmë të shpejtë urgjente u transferuan në spital dhe janë në gjendje kritike. Policia është duke kryer hetim dhe po punohet në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.