Shkup, gjendet një mjet shpërthyes, daton që nga Lufta e Dytë Botërore

Banorët e Shkupit me vite kanë jetuar në afërsi të një bombe e pashpërthyer e cila peshon 250 kilogramë

Mjeti shpërthyese, për të cilën nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit thonë se është më e madhe e zbuluar në rajonin e Shkupit që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo pajise u zbulua gjatë punimeve ndërtimore në qendër të Shkupit në afërsi të stacionit të vjetër hekurudhor dhe e cila më pas ishte transportua deri tek rruga e vjetër në Batinc të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve, pasi që disa herë e kanë goditu që ta hapin, një banorë më i vjetër në moshë ka vërejtur se bëhet fjalë për mjet shpërthyes dhe menjëherë e kanë lajmëruar MPB-në.

Operacioni për largimin e mjetit shpërthyes ka zgjatur më shumë se një orë. Mjeti shpërthyes është transportuar në rrugë të veçantë dhe është dërguar në poligonin Krivolak, ku pritet të ç’aktivizohet.

Bomba besohet se daton që nga Lufta e Dytë Botërore./Telegrafi/