Shkrimtari francez gjobitet për deklaratat islamofobe

Eric Zemmour, nje shkrimtar me qendrim ne France, është dënuar me nje gjobe prej 3,000 eurosh, shkaku i deklaratave te dhena në një program televiziv që janë karakterizuar si nxitje e urrejtjes ndaj muslimanëve.

Gjyqi në Francë ka përfunduar dhe është vërtetuar se ndërsa u paraqit në televizion tre vjet më parë, Zemmour nxiti urrejtje ndaj muslimanëve nga deklaratat e tij, për të cilat ai u gjobit me 3000 euro, njoftojnë mediatfranceze.

Zemmour tha që muslimanët duhet të bëjnë një zgjedhje midis Islamit dhe Francës, dhe se myslimanet e mbuluara donin të vendosnin sundimin islam në vendin e tij. Në arsyetimin e vendimit te Gjykates, këto deklarata u gjykuan si diskriminim.

Zemmour më parë ka qenë i dënuar në çështje të ngjashme gjyqësore dhe është qëlluar në një televizion, në të cilin ai dhe punonte.