Shkon në 36 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Kamboxhia

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën si dhe 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një bujtine turistike në Kamboxhi.

Bujtina e cila ishte në ndërtim e sipër u shemb, kështu duke zënë punëtorët nën rrënoja, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Në mesin e personave të vdekur janë gjashtë fëmijë dhe 14 gra”, thuhet në një deklaratë duke mos dhënë detaje se përse fëmijët u ndodhën ne vendin e ndërtimit.