Shkon në 30 numri i të vdekurve nga tërmeti

Ka shkuar në 30 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e ditës së djeshme.

Para pak çastesh ekipet e shpëtim-kërkimin kanë arritur të nxjerrin edhe një viktimë nga gërmadhat në Durrës.

Trupi i pajetë është i Roza Meçjas.Siç raportojnë mediat shqiptare, pak minuta më parë u nxor një tjetër trup.

Trupat e sapo nxjerrë janë nënë e bir.Më herët ekspertët arritën të identifikojnë dy trupa, nënë e bir të kapur për dore nën rrënoja.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për një tjetër trup.